Dështimet me privatizimin e CEZ dhe Albpetrol, janë dy nga arsyet e renditura nga deputeti socialist, Erion Braçe i cili kërkon largimin e kryeministri Berisha dhe qeverisë së tij. Në rrjetin Facebook Braçe shkruan se përveç arsyeve të tjera siç është papunësia, taksat, çmimet e larta etj, këto dy arsye janë shumë të forta për larguar Berishën.
“Sali Berisha nuk i jep “dum” krizave. Fare. Nuk e bën dot se është i kapur.
Nuk e zgjidh dot krizën energjitike (për turp të tij, shumë shqiptarë e kaluan vitin e ri pa drita)
Nuk vendos dot për CEZ Shpërndarje. Nuk e bën dot se është i kapur. Thonë se mori hisen e tij kur shiti “rrjetin kombëtar të energjisë elektrike”, mori edhe më pas kur reshtoi klientët e tij të fitonin deri në 50% nga CEZ dhe tani nuk bën dot asgjë. E kanë në dorë. Duhet të iki Berisha që të zgjidhet kriza.
E dyta, nuk zgjidh dot krizën e turpshme me privatizimin e Albpetrol (për turp të tij pasuria më e madhe e shqiptarëve është peng e një matrapaz banal)
Nuk vendos dot për tenderin e Albpetrol. Nuk e bën dot se është i kapur.
Thonë se blerësi bleu nje pikturë me vlerë 100 mijë euro në një ankand bamirësie të gruas së tij vetëm 3 ditë pas vendimit të burrit Kryeministër, që e bënte fitues në shitjen e kompanise Albetrol dhe tani, nuk bën dot asgjë!
E kanë në dorë. Duhet të iki Berisha që të shpëtojë pasuria më e madhe e shqiptarëve nga pengmarrja.
Ju dhashë vetëm dy arsye pse duhet ta largojmë Sali Berishën. Secili ka një arsye: papunësia, taksat, çmimet e larta etj! Shtojini dhe këto dhe thojeni me zë të lartë: do të largojmë Sali Berisha”, shprehet deputeti socialist.