27 prill 2015 – Erjon Braçe startoi debatin publik me deputetin e krahut të tij, Ben Blushi. Pas dhjetëra pyetjeve kritike ndaj qeverisë, duke e personalizuar me “Ti a e di” që Blushi bëri, deputeti socialist iu përgjigj kolegut se, “faktet na ndihmojnë të dallojmë gënjeshtra të vërteta”.
Sipas Braçes e vërteta është:
Ekonomia është rritur jo 1.7 siç pretendon Blushi, por 1.89;
Papunësia nga viti 2013 16.4 % shkoi në 18 % në 2014 dhe jo 7%;
Nuk është e vërtetë se tregtia dhe konsumi kanë rënë, por ka rritje, nga 112.8 në 134.3 (indeksi i tregtisë me pakicë);
Çmimi i energjisë nuk është rritur për shumicën e shqiptarëve;
Nuk është vërtetë që paguajmë naftën më të shtrenjtë në Europë;
Nuk është e vërtetë se lindin aq sa vdesin: në 2014 lindën 35 760 dhe vdiqen 20 656 shqiptare!
“DUHET PUNE!! PUNA ESHTE E VERTETE, TE TJERAT JANE LLAFE!” shkruan Braçe, duke akuzuar Blushin se ose nuk i njeh ose nuk do të njohë të vërtetat.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”