TIRANE, 8 maj 2013– Deputeti i majtë Erion Braçe ka deklaruar se vendimi për largimin e  tij nga Berati dhe kandidimi në Fier nuk ka qenë një zgjedhje e tij, por një vendimi i kryesisë së PS-së.

Në një intervistë për News 24, ai është përlotur kur është pyetur për largimin nga Berati, vendi ku prej 16 vitesh qëndroi si deputet.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua. Për mua Berati do mbetet shtëpia ime, por kështu erdhi dhe normalisht duhet të vazhdojmë përpara. Berati është një nga dashuritë e mia më të mëdha.”- tha Braçe.

Sa i takon përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë të PS-së Braçe deklaron  se nuk ka qenë pjesë e negociatorëve pasi nuk i është dhënë mundiësia.

Deputeti  Socialist shprehu mirënjohje dhe falenderime për të gjithë deputetët e majtë  që u lanë jashtë listave të PS-së, duke përmendur Shega Ligorin, Ilir Gjonin dhe Arben Isarajn