Deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka folur në lidhje me çështjen e matjes së nitratit te frutat dhe perimet. Konkretisht në reagiminin e tij, Braçe i referohet një vidoje të postuar disa javë më parë nga gazetari Blendi Fevziu, dhe pse Braçe nuk e citon në asnjë moment emrin e Fevziut në reagim, por fjalët janë dukshëm të orientuara.
Deputeti thotë se lodrat kineze nuk janë të certifikuara nga asnjë institucion, dhe analizat për prodhimet bujqësore mund të bëhen vetëm në laboratore të çerfitifikuara. Socialisti hedh dyshime se fushata të tilla, janë të paguara për interesa të caktuara në dëm të prodhimit vendas.
Braçe ka shtuar, referuar objektit që përdor Fevziu në video, se ka marrë përgjigje nga autoritet se aparatura në fjalë nuk ka certefikim për përdorim masiv dhe pasisja nuk bën analiza bioligjike e kimike të produktit.
Postimi i deputetit Erion Braçe:
ORA E SE VERTETES! I MBANI MEND ATO LODRAT KINEZE QE NGULESHIN MBI FRUTA E PERIME PRODHUAR NGA BUJQIT TANE, E SIPAS TE CILAVE ULERITEJ “SBEJNE, SBEJNE, SBEJNE”, “NA HELMUAN, NA HELMUAN, NA HELMUAN”!
UNE I MBAJ MEND E VIJOJ TE HETOJ!
Kam marre pergjigje nga AUTORITETI KOMBETAR I USHQIMIT, INSTITUTI I SIGURISE USHQIMORE E VETERINARE, INSPEKTORIATI SHTETEROR I MBIKQYRJES SE TREGUT; ja PERGJIGJET:
1. Asnje nga keto INSTITUCIONE NUK KA CERTIFIKUAR NDONJE APARAT TE TILLE PER PERDORIM MASIV;
2. ANALIZA E PRODUKTEVE BUJQESORE E BLEGTORALE behet ne laboratore te certifikuar mbi BAZA LIGJORE, REGULLATORE E MBI BAZA TE DIREKTIVAVE TE BE;
3. Kjo paisje jo vetem qe nuk ben analize biologjike e kimike te produktit, por mbi te gjitha nuk eshte ndertuar mbi baze te ndonje direktive te BE per kete qellim(
4. BE vete, ka NIVELE MAKSIMALE TE NITRATEVE VETEM PER MATRICAT: SPINAQ I FRESKET, SPINAQ I NGRIRE, MARULE, MARULE E TIPIT ICEBERG, RUCOLA DHE USHQIM PER FEMIJE ME BAZE DRITHERASH, bazuar ne RREGULLOREN E KOMISIONIT EVROPIAN; NIVELI I NITRATEVE TE LEJUARA 2000-7000 mg NO3/KG;
5. Institucionet kane kerkuar dhe gjetur dy kompani qe kane tregtuar te tilla pasisje por ATO JANE ME STATUS TE PEZULLUAR-nga ato vete; PO PERSE? PERSE JANE ZHDUKUR E SHFAQEN VEC NE INSTAGRAM!
Shikoni; Deri ne fund te KORRIKUT, BUJQIT TANE KANE PRODHUAR E EKSPORTUAR 200.000 TONE FRUTA E PERIME TE FRESKETA ME NJE VLERE TE FATURUAR 110.000.000 EURO!
TE GJITHA-kilograme per kilograme jane ANALIZUAR NE LABORATORE EKSELENCE NE VENDET PRITESE E TE GJITHA JANE KONSUMUAR NE ATO VENDE SI PRODUKTE TE SHENDETSHME!
Po atehere c’ishte ky alarm histerik ketu;
Per fat te keq po mesoj se ka qene nje fushate e paguar e BLOGEREVE E INFLUENCERVE-Gazetare/e, Prezantues/e, Aktore/e, Nutricioniste, Dietologe; Per ca para kane bere nje dem kolosal ndaj bujqve, punes se tyre!
Disa te paditur e disa qe i kane thene “ik ….. shkolles, dijes e shkences”, per ca para!!