Një tjetër talent në radhët e Partisë Socialiste. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka marrë mikrofonin duke kënduar në një festë, krahasa këngëtarëve Barbana Dini dhe Julian Mustafa.

Tahiri shfaqet i shkujdesur dhe me një dorë mban mikrofonin e në tjetrën një gotë vere. Fatkeqësisht nuk disponojmë videon, por vetëm foto, megjithatë mund t’u themi se, miqtë e ministrit konfirmojnë se ai është talent në këndim.