Deputeti Erion Braçe ka qenë i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po dikutohet për buxhetin 2023.
Ai u ndal te bujqësia për të cilën tha se sot i janë dhënë këtij sektori para më shumë se më parë por vuri theksin te gjendja që ndodhen sot bujqit në vendin tonë.
Erion Braçe: Duhet të guxojmë me pagën mininale. Biem të gjithë dakord se sa është sot , nuk është paga minimale reale, është një kompromis, një priviliegj për punëdhënësit e mëdhenj.
Bujqësia është sektori më i gjetë i ekonomisë. Paratë që janë sot në bujqësi nuk kanë qenë më përpara, por bujqësia nuk ka qenë kurrë sa ka qenë sot, pemët kanë hyrë në prodhim me paratë e bujqëve. Mbështetja e drejtpërdrejtë është 14 mld lekë.
Jam kundër shkurtimit të buxhetit, kërkoj 1 mld lekë për ata që janë shpallur fitues dhe ato para janë jetike. Nuk pranoj që në vitin 2023 të planifikohet më pak.
Skema e TVSH nuk është mbështetje e drejtëpërdrejtë për fermrët e TVSH. Nuk ka tjetër sektor që e ka 0 në hyrje dhe 20% për dalje. Ne kemi nevojë për prodhimin këtu. Skema e mësbtejtes nuk mund te jëtë ajo që ne shohim sot.
Me rutinë nuk mund të shkojmë dot larg, bota po ndryshon ekonominë e saj.
Na duhet një buxhet që të përshtatet me kushtet klimatike.