Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat po diskutohet mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Lojërat e Fatit” në Republikën e Shqipërisë”. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka qenë kundër këtij ligji, i cili, sipas tij, ka ende shumë hapësira ku organizatat kriminale të fusin duart. 

“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet”,-tha Braçe.