Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe. Braçe i cili është tifoz i të kuqve nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar dhe ka treguar mirënjohje për koreografinë e tifozëve të Partizanit në nderim të 51 viktimave nga tërmeti.
Ndërkohë, Braçe nuk ka shmangur edhe një “thumbim” ndaj tifozerisë rivale të Tiranës, teksa shprehet se tifozeria e kuqe është ndryshe dhe nuk është llumi.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Mirenjohes pa fund per koreografine e dedikuar per 51 shqiptaret e zakonshem qe humben jeten nga #termeti; Mirenjohes pa fund qe ishit aq shume sot duke kontribuuar direkt ne ndihme te familjeve te te mbijetuarve nga #termeti; Mirenjohes pa fund per respektin e duartrokitjet per ekipet e jashtezakonshme te kerkim shpetimit te #Ushtrise, #Policise, #Zjarrefikesve, #UrgjencesMjekesore ne nje ceremoni te organizuar e gjitha nga #Partizani ne respekt te punes se tyre; Mirenjohes pa fund qe mbytet me fershellima sharjet e fyerjet banale te llumit te llumit!
#JUJENINDRYSHE!
Ju nuk jeni llumi!
Ju meritoni respekt nje per nje!
Faaaaaaleeeeeemiiiiiiindeeeeeriiiiit!
Tani,
Tirana gaboi fare pak,
kaq mjaftoi per te qene me mire se Partizani, ndaj fitoi.
Pra, e meritoi!
Nderkohe,
#PARTIZANI ESHTE, ATY, GJALLE,
I KOMPLETUAR DHE I FORTE!
Kush nuk e lexon kete tek ata djem,
nuk i duhet #Partizanit;
Faleminderit per gjithcka por #Partizani eshte shume me i madh se cdo individ, qofte ky edhe i huaj;
eshte #Familja qe nis nga ata qe ishin sot ne stadium e deri tek i fundit i kuq ne kete vend!
Eshte peshe e rende shume!
Kjo eshte diferenca!
Kete vit kemi fituar shume si #Familje;
Se pari si ekip, pastaj te gjithe bashke, ekip e tifoze!
Kjo eshte forca jone!
Ketu duhet te ringrihemi!
Alban, Lenc, Egzon, Bruno, Jasir, Jurgen, Esat, Erald, Elsin, Eneo, Kristi, Hektor etj, ju jeni kampionet, barra eshte mbi ju;
Ju duhet te udhehiqni edhe te huajt,
ju duhet ti beni bashke e te beheni bashke!
Ju nuk humbni, ju fitoni ose mesoni!
Kjo ishte ndeshja per te mesuar!
Refuzojeni si humbje, pranojeni si mesim, pas 5 vitesh duhet edhe nje i tille;
Bilanc i frikshem, mos harroni, e bete ju!





