Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka komentuar situatën e tensionuar në Kuvend ditën e sotme, ku deputeti demokrat Endri Hasa iu vërslu kryeministrit Edi Rama ta qëllonte me vezë.
Në një status në Facebook, Braçe shkruan se ky veprim ndaj Ramës tregon se opozita është pa lider.
"Të kesh përpara një burrë dy metra,për më tepër që nuk lëviz, të jesh një metër larg tij dhe, ta qëllosh në maj të Lulit; do të thotë që e ke bërë në breke!", shkruan deputeti socialist.
Të kesh përpara një burrë dy metra,për më tepër që nuk lëviz, të jesh një metër larg tij dhe, ta qëllosh në maj të Lulit; do te thote qe e ke bere ne breke!
Por është me e turpshme se kaq; Vezën e këtij e beri një pule si vet Luli, hyri ne Kuvend pa ju nënshtruar kontrollit te zakonshëm, u ul ne vend, thirri ketë trimin, i dha vezët dhe e lëshoi ne “atentat”; ai po dridhej!
A e kuptoni se çfarë kryetari opozite ka ky vend apo jo?
Por përsëri është edhe me e rende; Thanë dje se nuk po vinin në Kuvend të shpëtonin mandatet por, për hallin e studenteve!
Në fakt janë në Kuvend veç për bythën e tyre, si përhere, pushtetin.
Studentet i vranë që gjatë javës.
I vranë kur ju çuan partine me qëllimin e përhershëm pushtetin.
I vranë kur ju morën erzin dhe në emër të tyre ulëritën: JO DIALOG!
Mos prisni gjë nga këta, zero!
Nuk u bene asgjë ne 8 vite!
Ne do tejkalojmë çdo kërkese të studentëve.
Zgjidhja është mbi tavolinë!
Njësoj siç tek reforma në drejtësi. Dje Këshilli i Larte i Prokurorisë, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor, nesër Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale kundëe Korrupsionit, Keshilli i Emerimeve ne Drejtësi etj.
Tamam arsye për ta bërë në brekë!





