Zv.kryeministri Erion Braçe ka përgëzuar Rudina Hajdarin për fjalimin në Kuvend pas shkarkimit të nënës së saj, Fatmira Hajdarit nga KPK si gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Braçe shkruan në Instagram se nuk besonte që deputetja Hajdari do rezistonte pas kësaj, por sipas tij, sot ajo mposhti llumin burrëror që e luftoi personalisht në pikën e dobët të saj, te nëna.

Më tej Braçe shton se vetëm një njeri parimor mund ta bëjë këtë gjë prandaj ky është shansi unik i Shqipërisë për të bërë drejtësi i 100 viteve ku ka hyrë shteti.

POSTIMI I BRAÇES

Une nuk jam mik me

RUDINA HAJDARIN!

Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin

ajo ishte e vogel;

Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend,

ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA.

Ndajme ideologji te ndryshme,

nuk mendojme njesoj,

jemi kundershtare per kete!

Por sot njoha nje ane te forte te saj;

TE QENIT PARIMORE,

PERTEJ INTETESIT TE CASTIT,

PERSONAL, FAMILJAR!

Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille;

NDAJ NUK E KENI PARE KURRE DERI TANI NE KUVEND!

Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!

E cmoj Rudinen per kete;

Kur per kaq muaj rresht

nen sulme personale qe ta shpifnin,

nuk besova se do rezistonte,

do qendronte, edhe si grua natyrisht.

Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;

Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!

I MUNDI PERSERI!

Eshte #DREJTESIA qe te ben te forte;

#DREJTESIA frymezon!

#DREJTESIAERE E BARABARTE,

FUNKSIONALE, EFIKASE, E PAVARUR, E PASTER,

ESHTE ME SHUME SE CDO GJE,

ESHTE NGJITESE ME BESONI!

Prej themelimit te shtetit shqiptar,

cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar

te udheheqesit,

kurre drejtesine e barabarte per te gjithe!

Tani eshte koha per #DREJTESINEERE!

100 vite shkuan pa te;

KY ESHTE SHANSI UNIK

I 100 VITEVE KU KEMI HYRE!