TIRANE– Deputeti socialist Erion Braçe ka rëaguar në profilin e tij në rrjetin social Facebook ndaj asaj që ai e cilëson si prishje të zgjedhjeve nga binomi Berisha-Meta.

Sipas Braçes, PS duhet të reagojë fort tani dhe jo pas zgjedhjeve me çdo mjet dhe në çdo vend.

“Berisha dhe Ilir Meta po i hedhin në erë zgjedhjet!! Ndarja e mandateve sipas numrave të 2009-tës i bën zgjedhjet automatikisht antikushtetuese!!

Kjo nuk duhet të tolerohet! Berisha e Meta po kërkojnë të prishin fitoren e popullit kundër regjimit më të korruptuar në Evropë, më 23 qershor!!

Me çdo ndarje mandatesh PS fiton! Të gjitha sondazhet tregojnë këtë! Berisha kërkon të lërë litarin jashtë dhe të prishë fitoren! PS duhet të mbrojë fitoren tani! Jo pas zgjedhjeve!

Të bëjë tani çdo gjë që do të bënte pas zgjedhjeve! Ta ndalë tani Berishën të prishë zgjedhjet, me çdo mjet! Kudo, në kuvend e çdo mjedis tjetër, sheshe e rrugë!”,- thotë deputeti Braçe në reagimin e tij.