TIRANË, 18 gusht 2013 – Libohova nderoi sot me titullin 'Nderi i qytetit", Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Menjehere pas kesaj ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe me një prononcim në Facebook, por pa përmendur emra. Brace ka kërkuar të dijë kriteret që nderojnë një preson me titullin ‘Qytetar Nderi’.
“A ndonjë kriter për tu bërë: "QYTETAR NDERI"?!!
Sidomos në të gjalle; Sidomos kur je i ri; Sidomos kur nuk ke jetuar asnjë dite atje ku të shpallin "nder"; Sidomos kur nuk ke bërë atje gjë prej gjëje; Sidomos kur në tërësine tënde, jetë, profesion e punë bashkë, s’ke ndonjë gjë që të jesh "nder" i dikujt. Aaaaaaa, po, përveç karriges?!!
Po karrigia e dikujt mund të jetë nder për dikë tjetër apo për ne të gjithë?!!”, shkruan Brace në Facebook.





