Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2022.
Braçe shprehu shqetësimin që ai ka për fermerët, por edhe për kategorinë e njerëzve në nevojë.
Ai tha se është i shqetësuar për transparencën e parasë publike, ndërsa shtoi se diskutimet për projektet e mëdha infrastukturore në vend, mes opozitës dhe qeverisë kanë të bëjnë vetëm me betejën për kontraktorët e njërës palë apo të tjetrës.
Deputeti Braçe tha se prej vitit 2018, fermerët po goditen padrejtësisht nga politikat e qeverisë.
“Shqetësim është transparenca e parave publike. Tavani i borxhit duhet të jetë 80%. Njerëz të sëmurë e të paralizuar nuk mund të marrin statusin. Kjo invalide, dhe ky tjetri Gazmiri është pa këmbë fare nuk merr pagesën prej disa muajsh. Ëndrrat me para ta shpifin. Për investimet do të paguajmë 1.1 miliard dollarë. Si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë të plotë investimesh në infrastukturë çdo i bëni ju më ndryshe Llogarasë, po teknologjisë 5G, po Skarficës. E gjithë beteja është për kontraktorët tuaj zonjë.
Ky vend kaq është këto janë. Për atë që ke merak zonjë, sa për kontraktorët, pa diskutim që ka drejtësi. Çdo i bëni ju ndryshe aktivitetit publik privat, e dini që kemi 8 vjet që paguajmë 100 milion dollarë për kontraktorët tuaj? Ia vlen ta shajmë njëri tjetrin tani? PPP duhet të paguhen në të mirë të shumicës dhe jo në të mirë të kontraktorëve. Ajo që mua më dhemb është bujqësia, janë bujqit. E kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon goditja në sektorin e bujqësisë, me skemën e TVSH. Natyrisht që përjashtimet në sistemin fiskal nuk janë të përjetshme, por duhet të jenë të barabarta. Përjashtimi në TVSH për furnizimin me tokë në ndërtesa rezidenciale, e prekim. Por akcizën për birrën nuk e prekim. Të clirojmë tregun e imputeve bujqësore nga matrapazët, nga kartelet.”, tha Braçe.





