Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka reaguar edhe sot për arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, duke treguar se ai pak ditë para arrestimit është shantazhuar dhe i është kërkuar të ikë nga Shqipëria, ndërsa i janë thënë edhe fjalët “sa të kushton ty vendi i punës”.

Gjyqtarja Besiana Garxenaj vendosi dje të linte në fuqi masën e sigurisë, që po kjo Gjykatë kishte vendosur në mungesë disa ditë më parë për Liridon Pulën, masë shtrënguese që propozoi edhe organi i Akuzës, i cili përfaqësohej nga prokurori Arjan Ndoji. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Pula ka mohuar akuzën e ngritur nga prokurori.

I pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Në një prononcim për mediat pas gjyqit, Braçe ka akuzuar prokurorin e çështjes, Arjan Ndoji, për shantazh ndaj Liridon Pulës.

Por sot, Brace tha se nuk do ta njohë as gjykatesën që dha vendimin dje për arrest me burg.

Dje isha prezent në një proces gjyqësor ndaj një punonjësi të shtetit. Është detyra ime të dëgjoj akuzën dhe mbrojtjen për këtë punonjës. Akuza nuk është fare ajo që ka servirur për mediat prokurori. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të ALUIZNI-t. Nuk ka lidhje me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit. Kallëzimin e ka bërë një njeri anonim pa lidhje, as investitori, as pronari. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Në asnjë rresht kallëzuesi nuk përmend drejtorinë ASHK në Durrës. Prokurori ia fshehu këtë kallëzim dje gjykatës. Prokurori gënjeu kur tha se në objekte “Lura 3” nuk janë vënë kufizime. Prokuroria mashtroi gjykatën dhe për çështjen e transaksioneve. Ky është një krim që i ka marrë lirinë prej 4 ditësh një shtetasi”, deklaroi ai.

“Kam heshtur deri dje, deri pas vendimit, për atë që dija unë mbi ngjarjen. Cili është presioni që paskesh ushtruar unë për këta të dy? Që të vihesh në dijeni të fakteve kriminale, e të vesh në dijeni institucionet e shtetit, e vërteta është e fortë, por nuk është presion. Nëse ky prokuror e kjo gjykatëse, në sistem ende, politikat e tyre, banditët e tyre mendojne se do më ndalojnë të monitoroj ,dëgjoj, vlerësoj e faktoj e të flas publikisht për gjithë çka shoh që konsumohent si krim për jetën e tjetrit, e kanë gabim, unë nuk jam i kësaj rrace. Une do i dal për zot çdo nëpunësi të shtetit që shërben orë e pa orë në funksion të shtetit pa i ndarë kurrë në të pasur e të varfër”.

Braçe paralajmëroi padi ndaj ish-deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke e quajti taleban.

“Unë bashkëshortja, prindërit, familjarët, e krushqi, prindërit e bashkëshortes, motra ime e bashkëshorti i saj, prindërit e tij në rreth të parë të dytë e të pafundëm po të doni, s’ka asnjë lidhje gjaku me drejtorin e ASHK në Durrës, me familjen e tij të bashkëshortes së tij. Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje do vijë ta provojë në gjykatë, në të cilën do vijë ai vetë dhe do jetë fillimi për të dhe rracën e talebanësve politikë për çdo gjë të poshtër që i kanë bërë këtij vendi. Dejtuesin e ASHK-së s’e kam emëruar unë”.