Brad Pitt nuk do të pranojë ofertën e producentit hollivudian Danny Rosner për t’u ribashkuar me ish-bashkëshorten Angelina Jolie , sipas burimeve pranë aktorit, të cilët e quajnë ofertën një “marifet publiciteti”.
Burime pranë aktorit thanë se ai po përpiqet të finalizojë divorcin nga Jolie që nga viti 2016 dhe se nuk ka asnjë shans që ai ta pranojë propozimin.
“Të gjitha paratë në botë nuk do ta bindnin Bradin që të shfaqej më në një film me Jolie “, – tha një burim tjetër për Daily Mail, duke shtuar: “Kjo sigurisht që do të nxiste interesin publik, por nuk është diçka që ai do ta konsideronte as një sekondë. Tani për tani ata janë armiq dhe nuk ka asnjë mënyrë që Brad Pitt të ulet aq poshtë sa të paguhet për të punuar me të. Ajo i ka shkaktuar aq shumë dëm dhe ai nuk dëshiron që rrethi i tij i ngushtë të flasë për të .
Një burim tjetër tha se oferta e supozuar e Rosner ishte një “marifet i zgjuar publiciteti, diçka për të cilën asnjëra palë nuk kujdeset. Nuk ka pasur kurrë një ofertë reale ”, – theksoi ai.