Brad Pitt dhe Ines De Ramon bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje kapën çiftin për herë të parë së bashku, pas zbulimit të lidhjes së tyre.

Edhe pse kanë dalë sërish bashkë në publik, kjo është hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollivudit me partneren e tij. Muajin e kaluar, dyshja u shoqëruan në një dalje të rrallë teksa shijuan një shëtitje romantike në mëngjes në plazh në Santa Barbara, por ata nuk ishin të përgatitur për paparacët.

Në fotot e publikuara tani, Brad Pitt shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa Ines de Ramon ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

Lidhja e çiftit filloi në nëntor 2022, me çiftin që u shfaqën së bashku për herë të parë në koncertin e Bonos në Los Angeles.

Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët në jetën e tyre.

Ata rrallë dalin publikisht së bashku dhe kur bëjnë, kujdesen të qëndrojnë larg bliceve të paparacëve dhe të mbajnë larg syrit të publikut jetën e tyre personale.

Gjatë kësaj kohe, aktorit i duhet të menaxhojë çështjet ligjore të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie dhe problemet intensive me fëmijët e tij.

Por për yllin 60-vjeçar, problemet e vazhdueshme ligjore dhe largimi nga fëmijët e tij vetëm sa kanë forcuar marrëdhëniet e tij me Ramon, sipas DailyMail.com.