SHBA, 4 maj 2014 –  Në vitin 1994, kur interpretuan së bashku në filmin “Intervistë me vampirin”, Brad Pitt dhe Tom Cruise nuk e duronin njëri – tjetrin.

Në atë kohë, Cruise ishte më i famshmi mes të dyve, ndërkohë që Pitt ishte një yll në rritje.

Armiqësia mes të dyve është legjendare në Hollivud. Por duket se tashmë dy yjet e kinemasë e kanë lënë pas këtë armiqësi dhe parashikojnë të interpretojnë të dy së bashku në një film.

Filmi do të bazohet në romanin e A.J. baime “Go like Hell”, i cili përshkruan rivalitetin mes skuderive të Ferrarit dhe Fordit në garat automobilistike në fillim të viteve ’60.

Brad ka firmosur tashmë për të qenë pjesë e filmit, ndërkohë që dhe Tom pritet të bëjë të njëjtën gjë. Bashkë me ta, në film do të interpretojë edhe aktori tjetër i njohur Javier Bardem.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/