Marrja e kujdestarisë së fëmijëve ka kaluar tek Brad Pitt, por siduket Angelia Jolie’s nuk i ka pëlqyer aspak ky vendim.
Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.
“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.
Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne.
Diva e kinematografisë hollivudiane, është e zhgënjyer nga gjykatësi John Ouderkirk pasi vendosi në favor të ish burrit të saj, ka konfirmuar një burim për “Us Weekly”.
Pitt është i lumtur me vendimin, por Jolie thuhet se po planifikon lëvizjen e saj të radhës.
“Ajo kurrë nuk do ta falë atë. Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe se beson se drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë burimi.





