Për herë të parë Brad Pitt iu është adresuar jetës së tij private. Në një intervistë për New York Times Magazine, aktori zbuloi se ndaloi së kushtuari vëmendje shtypit për veten e tij rreth 15 vite më parë.
“Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004. Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë në zyrën e mjekut. Media do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk mu duk ndonjë gjë e dobishme. Nuk dal nga rruga ime për ta shmangur, thjesht nuk e kërkoj.”– tha 55-vjeçari.
“Nuk e di sesa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë 2 ose 3 viteve të fundit. Por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë. Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve ’90 duke u fshehur dhe duke pirë duhanin. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time. Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment,”– u shpreh Brad.





