Nuk ka shumë kohë kur në mediat e huaja u shkrua pafund lidhur me marrëdhënien më të re të Brad Pitt. Pas ndarjes së bujshme me Angelina Jolie, Brad nuk ishte parë prej kohësh nën shoqërinë e ndonjë femre tjetër. Kjo dha shkas që të aludohej për një lidhje të mundshme të tij me dizenjuesen Sat Hari Khalsa.
Që pas fotove që qarkulluan në rrjet ku dyshja dukeshin mjaft të afërt, u mendua se ata ishin në një raport dashuror. Por burime të sigurta pranë Brad kanë thënë se aktori nuk është në një lidhje dhe as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë. Sipas ‘Hollywoodlife’ aktori është shumë i fokusuar në karrierën e tij dhe nuk ka aspak mendjen për raporte të reja dashurore, të paktën zyrtare.
Megjithatë një gjë është e sigurtë, se Brad Pitt dhe Sat Hari Khalsa nuk janë në një lidhje por vetëm miq të mirë. Aktori është i lumtur single.





