Policia po punon për të gjetur një 31-vjeçar me probleme mendore, që ka braktisur makinën e të atit në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia informon se pasi e ka lënë karburanti, i riu me iniciale E.S., ka braktisur “Benz”-in e të atit në vendin e quajtur Pikeza dhe është larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 27.05.2018, shtetasi E. S., 31 vjeç ( i sëmurë nga shëndeti mendor), në autostradën Durrës-Tiranë, pranë vendit të quajtur Pikeza, pasi e ka lënë nafta, ka braktisur mjetin tip “Benz”, (në pronësi të të atit). Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.





