Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja e dhunshme e çiftit Tinaj në Vermosh, ku autorët e maskuar i grabitën pasi i torturuan.

Grabitësit arritën të merrnin 30 mijë euro, sende me vlerë, si dhe makinën e parkuar në oborr me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes. Por pasi janë aksidentuar në rrugë me mjetin që i morën çiftit Tinaj, autorët janë detyruar ta braktisin makinën dhe kanë grabitur nën kërcënimin e armës një tjetër mjet, të cilin e kanë braktisur më tej.

Megjithatë, në mjetin e braktisur autorët kanë lënë levën, që e kanë përdorur gjatë grabitjes së banesës, si dhe armën tip automatik. Të dyja këto janë prova të forta, që mund të zbulojnë autorët e grabitjes. Ndërkohë, pas braktisjes së mjetit, ata janë larguar në këmbë, ku dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.