Sot është organizuar hedhja e një shorti për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, mblodhi 19 prokurorët për shortin, por të gjithë e kanë braktisur atë. Kjo ndodhi pasi sipas tyre, e konsiderojnë të paligjshëm shortimin. Deri në ndërhyrjen e kryeprokurores Arta Marku, dosja e Shullazit ngelet pa prokuror.

Në kushtet kur ka ngelur vetëm një prokuror i caktuar me një autorizim të pashpjeguar ligjërisht, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka thirrur prokurorët për të hapur shortin, i cili i duhet të zgjidhte prokurorin që do të përfaqësonte akuzën në shpalljen e pretencës.

Por gjatë kësaj mbledhjeje të zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Gjatë mbledhjes, prokurorët kanë sugjeruar ndërhyrjen e Kryeprokurores Arta Marku, që të zgjidhte këtë ngërç, por ky version është kundërshtuar nga Prela që ka këmbëngulur që kjo të zgjidhet me short.

Akuzës i kanë ngelur edhe 6 ditë afat për të shpallur pretencën për grupin e Emiliano Shullazit, pasi Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar datën 25 shtator si seancën e radhës