Pak ditë më parë në Tiranë, një foshnjë është gjetur e braktisur pranë fshatit SOS.
Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dje, ku historinë tragjike e tregonte një zonjë, ndërsa kishte postuar edhe një foto ku shihej djali i vogël, që ushqehej me biberon nga gruaja që e kishte gjetur.
Aktualisht raportohet se foshnja (djalë), fatmirësisht ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe është strehuar në shtëpinë e fshatit SOS.
Policia po heton mbi ngjarjen, për të bërë të mundur identifikimin e nënës së foshnjës.





