13 maj 2015 – Një nënë 28-vjeçare e cila kishte braktisur foshnjen e saj në maternitet, është kapur në Durrës nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
Emanuela Hamolli, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, u padit për braktisjen e fëmijës së saj nga shtetasja B.H.
Mësohet se në momentin e kalimit të kufirit në Durrës, nëna 28-vjeçare shoqërohej nga shtetasi me iniciale K.M.
Të dy shtetasit e mësipërm u shoqëruan për verifikime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/