Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, si i larguar nga skena politike, ka komentuar konfliktin e tij me Partinë Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në emisionin “A-Show” në “News 24”, ish-ministri u shpreh se gjatë karrierës së tij politike nuk është servilosur asnjëherë, ndërsa shtoi se ka bërë një fushatë pozitive dhe se do të kthehet në politikë.
“Pas 2009 problemet në PS filluan të shtoheshin. Në asnjë sfidë politike nuk janë orientuar nga mbijetesa.
Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak
Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Të matësh suksesin e financave, më e thjeshta.
Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit. Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’. I gatshëm të përballem me Veliajn. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin. Fushata e mbjelljes së pemëve, për të përmirësuar imazhin. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër, ketu e kam fjalen qe ne Shqiperi qeverisim me gjoba”– u shpreh Malaj.





