LOS ANXHELES– Angelina Jolie (37) dhe Brad Pitt (49) janë prindër me orar të ngarkuar, pasi përveç kinematografisë duhet të kujdesen edhe për gjashtë fëmijët e tyre (tre të birësuar dhe tre të tyre) – Maddox (11), Pax (9), Zaharo (8), Shiloh (6) dhe binjakët Knox e Vivienne (4). Flitet se Angelina që nga viti 2008, kur i ka lindur binjakët, dëshiron të shtojë familjen, ndërsa Brad mendon se kanë mjaft fëmijë.
Megjithë kundërshtimin e Bradit, duket se Angelinës do t’i plotësohet dëshira. Aktorja mendohet të jetë shtatzënë dhe pikërisht për këtë kohë të fundit ajo nuk është ekspozuar shumë në publik.
“Momentalisht po i kushtohet fëmijëve të saj, të cilët dëshiron t’i përgatisë për arritjen e anëtarit të ri të familjes”,- i tha revistës “Star” një burim që nuk deshi të zbulohej.
Madje, thuhet se Angelina është e bindur që do të lindë një fëmijë të seksit mashkull. Brad tashmë i ka thënë miqve se do të kenë edhe një djalë në familje, kurse gjashtë fëmijët thuhet se po i gëzohen pa masë arritjes së foshnjës së re. Madje, 6-vjeçarja Shiloh ia ka gjetur edhe emrin vëllait të ardhshëm, që mendon ta quajë John.