Gjatë komunikimit me mediat, drejtori i Urgjencës Kombëtare dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj ka treguar për qytetarët se si mund të komunikojnë me mjekun e familjes.
Sipas tij, ka edhe mjekë të infektuar që janë në punë, ndaj dhe çdo qytetar duhet të telefojë në numrin pa pagesë 0800 40 40.
“Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi me mjekun e familjes për ta kontaktuar, për shumë arsye, sepse edhe ne përfundojmë pacientë. Ka edhe nga kolegët tanë që janë të infektuar, që nuk janë në punë, të marrin 08004040 dhe ne gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të gjitha shërbimet. Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital.”





