OSBE-ja Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe zyra e Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Në një postim në “Tëitter”, zyra e BE-së thotë se gjetja e konsensusit mes palëve është në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira. Marrëveshja në interes të qytetarëve shqiptarë”.

Ndërsa Ambasada amerikane në faqen e saj në “Facebook” ka percjellë një mesazh të Ambasadorit Lu ku shkruan:

“Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka reaguar pas marrëveshjes Rama-Basha duke uruar shqiptarët”.