Brazil, 19 qershor 2014 – Të lidhësh vetë lidhëset e këpucëve kjo është e lehtë. Por kur është fjala për lidhjen e këpucëve të tjetrit, mund të bëhesh hero.
Këtë e ka arritur australiani Mark Bresciano. Një fëmijë me paterica hyri në fushë, ndërsa u zgjidhën lidhëset. Kjo gjë nuk mbeti pa u vërejtur nga lojtari Australian, Bresciano.
Në dallim nga Lionel Messi, që injoroi një fans të vogël, futbollisti bëri një veprim të pëlqyeshëm nga të gjithë. Ai u ul në gjunjë, duke i lidhur lidhëset djaloshit që nuk mund të përkulej. Më pas ky gjest u fotografua dhe bëri gjiron e botës në rrjetet sociale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





