Jose Mourinho e ka mohuar plotësisht se është në negociata me Newcastle, ndërsa zbuloi se ka refuzuar Brazilin nëpërmjet agjentit të tij.

Special One është nën kontratë me Romën deri në fund të sezonit aktual dhe negociatat për një marrëveshje të re janë larg, megjithatë ai beson te projekti i nisur me verdhekuqtë.

Drejtori Tiago Pinto vazhdon të mbyllë çdo pyetje në lidhje me të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se ajo duhet të zgjidhet pas dyerve të mbyllura brenda klubit, por fakti mbetet se ka shumë pasiguri.

Mourinho u pyet mbrëmjen e së mërkurës në një konferencë për shtyp nëse ai e kishte refuzuar detyrën e Brazilit, ashtu siç kishte bërë Carlo Ancelotti dhe përgjigja e tij ishte e sinqetë.

“Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo për Brazilin, sepse ata nuk folën drejtpërdrejt me mua. I thashë agjentit tim që derisa Roma të ketë vendosur nëse do të qëndroj apo jo, nuk dua të di apo të flas me askënd tjetër”, tha Mournho.

Deklaratë e cila gjithashtu mbyll çdo raport anglez që pretendon se Neëcastle po diskuton me Mourinhon për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez, kontrata e të cilit skadon në qershor 2024, është i bindur se Friedkins nuk kanë marrë ende një vendim për drejtimin teknik të sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye pret një sinjal.