Një gjykatës në Gjykatën e Lartë braziliane paralajmëroi, se platforma e mediave sociale X do të pezullohet përdorimi në vend nëse CEO i saj, Elon Musk nuk cakton një përfaqësues të ri ligjor për operacionet në Brazil brenda 24 orëve.

Në fillim të muajit gushtë, Musk ndaloi aktivitetet e biznesit të X në Brazil, por e mbajti platformën të aksesueshme për përdoruesit, duke akuzuar gjyqtarin për kërcënimin e përfaqësuesit të mëparshëm ligjor.

Ndërsa deklaron se do të riaktivizojë llogaritë dhe e ka përshkruar Justice Moraes si një “tiran” dhe një “diktator”.

Kreu I rrjetit social X kritikoi Moraes, duke pretenduar se gjyqtari është pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj fjalës së lirë.

Moraes kishte urdhëruar më parë pezullimin e disa llogarive që përhapnin dezinformata, përfshirë ato të lidhura me ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili është implikuar në skemat e supozuara të dezinformimit.

X tha se nuk do të respektonte “në fshehtësi urdhrat e paligjshëm”, duke shtuar se do të publikonte kërkesat e gjyqtarit në ditët në vijim “në interes të transparencës”.