Entuziazmi është pothuajse unanim, mes futbollistëve brazilianë ende aktivë dhe jo, pas njoftimit se Carlo Ancelotti do të jetë në krye të ‘Selecaos’ nga viti 2024.

Fernando Diniz, do të drejtojë Brazilin për një vit, si teknik i përkohshëm i përfaqësueses braziliane.

Trajneri aktual i Fluminenses do të kombinojë dy detyrat. Ai do të vazhdojë në krye të “Tricolor” nga Rio de Janeiro dhe do të drejtojë gjithashtu kombëtaren në datat e FIFA-s.

“Carlo është një trajner i shkëlqyer, një mik i madh dhe mendoj se do të sjellë shumë, sepse ai ka shumë eksperiencë”, ka komentuar Ronaldinho Gaúcho, i trajnuar nga 64-vjeçari italian kur ishte ende te Milani.

“Ancelotti ka fituar gjithçka. Pra, ai me siguri do të na mësojë shumë”, nënvizoi Neymar nga ana e tij. 

Inline image

Rodrygo, Vini Jr dhe Eder Militão, aktualisht nën drejtimin e Ancelottit në Real Madrid, i bëjnë jehonë atij:

“Kudo që të arrijë, ai fiton – tha Rodrygo – Ai gjithashtu mund të sjellë suksesin e tij në ekipin kombëtar. Ne e dimë se kombëtarja duhet fitoni gjithmonë”, shtoi Vini.

Richarlison po ashtu mezi pret ta rikthejë atë si teknik. Numri 9 me ngjyrë të artë dhe jeshile tha se ai u bë një “fenomen” në duart e Ancelottit kur drejtoi Evertonin në Angli.

“Carlo më ndihmoi shumë tek Everton, fillova të shënoja pa pushim. U bëra shoku i tij. Më çoi në shtëpi, tashmë ndihesha si djali i tij”, tha ‘Pombo’.