DURRËS, 25 qershor 2013 –Gazeta portugalisht-folëse Terra Brasil, në numrin e 25 qershorit ka përshirë qytetin e Durrësit në top-8 destinacionet turistike të Evropës Lindore si “destinacion i përsosur për të shijuar diellin veror më mirë se në çdo vend tjetër evropian”.
Media braziliane vlerëson plazhin buzë detit Adriatik, i dobishëm për të rinjtë që duan të kalojnë pushime magjike verore.
Për brazilianët Durrësi ofron gjithashtu variacione kulturore, rrënojat madhështore romake.
Shënimi shoqërohet me këtë foto ekzotike të natës në Durrës.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





