TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv. drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, është bërë protagonist në rrjetin social Facebook, ku ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Erzeni në reagimin e tij, thotë se profili në Facebook është i tiji, ndërsa komentet i ka bërë dikush tjetër në emër të tij.
“Faqja në Facebook është imja, ndërsa komenti jo. Shpesh e lë Facebook-un të hapur dhe dikush ka bërë ato komente”, thotë ai.





