7 janar 2015 – Bred Pit është prezantuar me thonj të lyer me manikyr në Festivalin e 26 të “Palm Springs International Film” të zhvilluar më datë 3 Janar, në Kaliforni.
“Një gjë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim çdo ditë”, kështu e kanë komentuar mediat e huaja faktin se Bred Pit është prezantuar në këtë festival gala me thonj të lyer.
Bred Pit i ka lyer thonjtë me viza dhe ngjyra të ndryshme. Fëmijët e Bred Pit dhe Angelina Jolie njihen si fëmijë kreativë, ndaj është ngritur pyetja: “A kanë gisht fëmijët, në lyerjen e thonjve të Pit?”.





