9 qershor 2015 – Ndërkohë që sezoni turistik sapo ka filluar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar sot raportin për cilësinë e ujërave të plazheve

“Janë monitoruar në këtë fazë 12 plazhe të vendit. U ngritën 78 pika të monitorimit dhe rezultoi se 80 % e plazheve kanë cilësi shumë të mirë të ujit”, deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas ministrit Koka, ky monitorim ka nisur në 12 maj dhe do të përfundojë më 30 shtator, atëherë edhe kur plazhet boshatisen nga pushuesit.

Sa i përket bregdetit të Durrësit, ministri durrsak u shpreh se ka 16 pika me plazh shumë të mirë, nga 21 të marra në monitorim.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/