Pula të ngordhura janë parë këtë paradite në bregdetin e “Ranës se Hedhun” në Shëngjin.
Ende nuk ka informacion nëse shpendët janë hedhur aty apo janë sjellë nga deti, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe në vend është shfaqur gripi i shpendëve.
Deri tani autoritetet nuk kanë dalë me një reagim zyrtar lidhur me rastin në fjalë.





