Dejvi Bregu, ishte një nga lojtarët më të mirë të Teutës, në triumfin 0-3 ndaj Kukësit. Vlonjati realizoi golin e dytë, teksa në prononcimin pas kësaj fitore, Bregu u shpreh:

“Sot ishte fitorja më e rëndësishme, si me lojë ashtu edhe me rezultat bindës. Me Blerimin njihemi me sy mbyllur. Në momentin që mori topin, ngriti sytë dhe u pamë, që në atë moment mendova që mund të ishte gol.

Në mentalitetin tim nuk dua të barazoj apo të humbasim, por të fitojmë gjithmonë. Më e mira ime nuk ka ardhur ende.

Në krahun e majtë i kam të automatizuar lëvizjet e mija. Që nga ndeshja me Partizanin. kemi diskutuar me profesorin dhe më bëhet qejfi që i kemi zgjidhur këto dilema”, u shpreh Dejvi Bregu.