TIRANE, 5 tetor 2013 – Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh e irrituar ndaj lajmit se Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë, së bashku me 5 vende të tjera të varfra të Afrikës. Bregu theksoi se ky është një ofendim dhe Shqipëria nuk ka standartet e vendeve afrikane.

“Ky është një ofendim për Shqipërinë, pasi ne nuk kemi standartet e vendeve afrikane”, theksoi Bregu.

Më tej, Bregu ironizoi qeverinë Rama, se angazhimi i qeverisë është të arrijë standartet e Ganës, Senegalit, Etiopisë, Malavit dhe Haitit.

“Një ministri për “Integrimin e Shqipërisë në Afrikë”, do të jetë së shpejti pjesë e qeverisë "Rama".

Ta bëjmë Shqipërinë të arrijë standartet e Ganës, Senegalit, Etiopisë, Malavit dhe Haitit! Ky është angazhimi i ri i qeverisë rilindëse. Të ndërtojmë ura, të zhdukim malarien, të vaksinojmë fëmijët etj, standarte si këto”, theksoi Bregu. Më tej ajo shton se kryeministri Edi Rama, i ka hipur trenit të gabuar.