Deputetja Majlinda Bregu, një nga zërat e fortë kritikë kundër kreut të partisë Lulzim Basha, e ka përcjellë në këtë mënyrë arritjen e marrëveshjes politike Rama-Basha.

Në faqen e saj në “Facebook”, Bregu ka publikuar një foto të saj në Kuvendin e Shqipërisë ku shfaqet duke qeshur ndërsa e shoqëron me mesazhin: “Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë për të gjithë”.

Bregu ka instistuar fort në futjen e PD-së në zgjedhje, duke e cilësuar vendimin për bojkot si personal të Bashës dhe të pakonsultuar me grupin.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë në listat për deputetë të propozuar nga Basha.