Një sulm terrorist ka ndodhur në resortin turistik Hotel Etoile du Sud, në qytetin bregdetar të Grand-Bassam, në Bregun e Fildishtë. Sipas mediave ndërkombëtare, kanë qenë disa persona të armatosur me armë duke hapur zjarr mbi pushuesit dhe duke bërtitur "Allahu Akbar".
Deri tani janë konfirmuar 11 të vdekur si pasojë e sulmit terrorist, mes të cilëve është edhe një fëmijë 5 vjeç. Fillimisht u raportua se ambasadori amerikan në Bregun e Fildishtë mund të ketë qenë objektivi i sulmit të armatosur, por u përgënjeshtrua më vonë.