Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili ishte i pari i listës në Qarkun e Vlorës, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në media se Majlinda Bregu mund të përfshihet në kabinetin qeveritar të Ramës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj është i pari nga PD-ja që reagon për këtë çështje. Ai madje përdor edhe ironi, kur thotë se Rama duhet të marrë Patozin, një tjetër kritik i Bashës, duke mbrojtur kështu kryetarin që e vendosi të parin në listë.

“Obobo Rama mori Majlinda Bregun. Urojmë që shumë shpejt të na marrë dhe Patozin! #ramaperoscar, #ramalerishfaqet”, shkruan ai.