TIRANË, 16 mars 2013- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar sot pas deklaratave të Kreut të PS-së Edi Rama gjatë prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare në rrethin e Dibrës. 

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Bregu shprehet se "në përpjekje për të kuptuar programin e " rilindjes" të prezantuar nga Rama në Peshkopi, degjova se: Qeveritareve iu del rakia pas 3 ditësh se e pijnë me sheqer;Rinia në Shqipëri fiton vetëm kur loz e fiton Real i Madridit dhe se kur martohesh, duhet ta marresh vjehrrin hopa për 2 orë e të shkosh të gjesh mjek për t i matur tensioni ,se në Dibër nuk ka mjek etj etj " ide të studiuara programore" si këto, më të cilat Rama kërkonte votën e Dibranëve për 23 Qershor”. 

Më tej, ministrja shprehet se “mësova dhe se 200 demokratë dibranë po bashkohen me " rilindjen" , pikërisht sepse dëgjuan këto "ide të studiuara programore" nga Rama.Sikur të kishte gjetur një shifër tjetër,nuk do ishte keq, por do i jenë kujtuar" 200 petritat" e themelimit të partisë komuniste, që Rama po kërkon të rilindë”. 

Duke përgëzuar Ramën, sipas së cilës, ai u kthye në identitet, Bregu thotë se “Rama tregon barcaleta lart e poshtë më mirë se një trupë shëtitëse estrade.Për program, s’të merr njeri seriozisht”.