TIRANE, 19 shkurt 2013– Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i bëri apel opozitës që në seancën e së enjtes të votojë tre ligjet që kërkon Brukseli për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Në komunikimin e saj me median, Bregu deklaroi se pinjollët e sistemit diktatorial po kërkojnë ta rilindin atë pas kaq vitesh rrëzim.

“Rilindësit e bllokut po dëshirojnë të dënojnë shqiptarët. Tentuan të bllokojnë anëtarësimin në NATO por dështuan.

Tentuan të bllokojnë lëvizjen e lira pa viza por dështuan. Po bllokojnë prej kaq vitesh marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria”, u shpreh Bregu.

Ajo i bëri thirrje Edi Ramës që të enjten të votojë tre detyrimet e përcaktuara që afronë Shqipërinë me Evropën. “Ke një rasti ti Edi Rama të realizosh ëndrrën e shqiptarëve.

Përndryshe shqiptarët e treguan në 20 shkurt se bllokon të ofrojnë fund vetëm rrëzimin”, nënvizoi Bregu.