Në rrjete të ndryshme sociale qarkullojnë foto të ndryshme të të burgosurve që duhet të vuajnë dënimin e tyre në burgjet e Anglisë, por më tepër se sa të ndëshkuar, ata shfaqen teksa festojnë brenda qelive.
Mallra kontrabandë nga më të ndryshmet dallohet në fotot e tyre, nga alkooli deri te droga, por teksa këto të fundit edhe mund t’i shpëtojnë gardianëve, fotot me pica e kanë bërë edhe më të qartë gjendjen skandaloze të sigurisë në këto burgje, shkruan “Daily Mail”.
Këto pamje që kanë marrë dhenë, kanë shkaktuar jo pak reagime në Britani, pasi taksapaguesve atje u kushton mesatarisht 40.000 paund një i burgosur, para që shpërndahen nga shërbimi i sigurisë tek ushqimi për të dënuarit.





