Policia e Kosovës është strukturuar me të gjitha njësitet e saj të nevojshme që i duhen një shteti. Mirëpo, strukturën e këtij institucioni të sigurisë padyshim se e kompleton edhe një njësit i quajtur “NJSI”, i cili dallon prej njësive të tjera për shkak të anëtarëve të saj të cilët janë trajnuar enkas për intervenime në rrezikshmëri të lartë.
Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT, është formuar në vitin 2006-2007 dhe e njëjta operon në gjithë territorin e Republikës.
“Indeksonline” ka qëndruar një ditë në kampin e NJSI-së ku edhe ka parë nga afër ushtrime e jashtëzakonshme që bëjnë pjesëtarët e saj.
Personi që komandon me këtë njësit, majori Alban Jetullahu, ka treguar për punën dhe sfidat që kanë ata. Ai thotë se statistikisht ky njësit numëron një numër të madh të intervenimeve në Kosovë.
“Intervenimet tona kanë qenë të suksesshme. Nuk kemi leju as mundësi të ndonjë rezistence e cila do të lëndonte trupin e pjesëtarëve tonë. Kemi shumë pak raste kur është lëndu apo është cenu jeta e ndonjë personi në anën tjetër. Kjo është fal shkathtësive që i ka njësia, befasisë, shpejtësisë dhe dhunës në veprime. Mirëpo kjo e fundit nuk nënkupton domosdo përdorimin e dhunës por vet prezenca e pjesëtarëve të pajisur, i fuqishëm dhe i përgatitur fizikisht e zgjidh situatën”, shpjegon ai.
/Indeksonline/Gazetari: Alban Muhaxheri/
Më poshtë, aksione të papara të NJSI-së: