Justin Bieber ka një rezidencë prej 4 milionë dollarësh në Chester, të cilën e ka nxjerrë në shitje. "Helsby Hill" është një pronë prej dy hektarësh me pishinë shtëpie dhe fushë futbolli.
Është shtëpia ku këngëtari 25-vjeçar besohet të ketë qëndruar ndërsa performonte në Manchester Arena gjatë turneut të tij botëror. Në pjesën e brendshme shtëpia është dizajnuar me ngjyra të guximshme, me pesë dhoma gjumi dhe banesë private për stafin.
Banesa gjithashtu është e pajisur me teknologjinë më të lartë të sigurisë, duke përfshirë dyert pa çelës dhe hapjen e tyre me gjurmët e gishtërinjve.
Përveç pishinës, ajo përmban një xhakuzi me një TV, një sauna, dhomë me avull dhe palestër. Për aventura sportive ka edhe një sallë të hapur për lojën e kriketit. Kopshti i madh përmban një fushë futbolli, shesh lojërash aventureske dhe një shtëpi në pemë.
Bieber e nxorri në shitje rezidencën dhe bleu një tjetër prej 8.5 milionë dollarësh në Beverly Hills, ku do të jetojë me gruan e tij Hailey Baldwin.





