Ajo e ndërtoi shtëpinë e saj prej 1000 metrash katrorë në vitin 2010 me bashkëshortin e saj të ndjerë Rene Angelil.
Celine Dion ka jetuar në këtë banesë që prej vitit 2010 deri në 2016 së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët. Por pas vdekjes së bashkëshortit Dion vendosi ta nxjerrë në shitje, pasi sipas saj shtëpia i kujtonte të ndjerin, ndarjen e të cilit nga jeta këngëtarja e vuan ende.
Shtëpia gjigande ka 13 dhoma gjumi, 14 tualete, suitë, një dhomë ndenje me tavane të varura, dy kuzhina gjigande, dhe një ashensor. Ambienti i jashtëm i shtëpisë ka dy pishina, një fushë golfi, një teatër, dhe një plazh privat prej 100 metrash.