Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska pak kohë më parë u zhvendosën në një vilë të re në një nga zonat më të shtrenjta në periferi të Tiranës.
Së fundmi, moderatori i “Xing me Ermalin” më në fund ka zbuluar për publikun një pjesë të shtëpisë së tij.
Në një video ku ai shihet duke luajtur me të birin Joel, dallohet edhe një pjesë e dhomës së ndjenjës dhe asaj të ngrënies.
Duket se tashmë ata e kanë zbukuruar shtëpinë për festat e dhjetorit, teksa në sfond shihet pema e krishtlindjes.





